Niko Peleshi reagon për zjarrin në ishullin e Sazanit: 61 efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve

Pas zjarrit masiv në ishullin e Sazanit ka reaguar Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai shkruan se që nga mesdita 61 efektivë janë duke punuar për shuarjen e flakëve me përpjekjet maksimale pavarësisht terrenit të vështirë.

Postimi i Niko Peleshit:

Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.
Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *