Lindita Nikolla dha dorëheqjen si kryetare Kuvendi.
Ajo falënderoi të gjithë administratën për punën e madhe që po bën çdo ditë.
“Dua të falenderoj të gjithë administratën për punën e madhe që bën cdo ditë. Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështeteëve. Ju uroj që të keni motivimin, angazhimin dhe shëndetin e plotë për të vazhduar”, u shpreh Nikolla.
Më pas ajo tha që për arsye shëndetësore po detyrohet që të largohet.
“Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet, për largimin tim të padëshiruar por të pashmangshëm nga pamundësia shëndetësore që më detyroi të largohem. Tani do të kem më shumë kohë dhe mundësi për të qëndruar më shumë kohë pranë familjes dhe zgjedhësve. Shumë mirënjohje Edi Ramës. Gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja”, shpreh Nikolla.