Nikolla për rizgjedhjen e Macron: Fitore bindëse për gjithë Evropën

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka uruar fitoren Emmanuel Macroni, pas rizgjedhjes për President në Francë.

Sakaq, Nikolla thekson se kjo fitore shpreh triumfin e shpresave për progres e bashkëjetesë midis kombeve, racave, komuniteteve, besimeve fetare e qytetërimeve.

“Rizgjedhja e Emmanuel Macron President i Republikës Franceze, me një shumicë të qartë e bindëse votash, është një fitore e Francës, e Evropës dhe e te gjitha vendeve që aspirojnë integrimin evropian dhe evro-atlantik. Është një triumf i shpresave për progres e bashkëjetesë midis kombeve, racave, komuniteteve, besimeve fetare e qytetërimeve. Është fitore e të ardhmes, dëshirës dhe kontributit për paqe, kundër luftës, konflikteve, dhunës e ndarjeve”, nënvizon Nikolla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *