Nikolla prezantoi Bashën, reagon Paloka: Nëse unë zgjidhem kryetar i PS, sekretar, e të tjera me “ar” në fund, ç’do bëni?

Deputeti i PD Edi Paloka, ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla prezantoi si kryetar të Grupit Parlamentar të PD Lulzim Bashën.

Ai iu drejtua Nikollës duke i thënë se kjo situatë është qesharake dhe se nuk mund të pranohen një kryetar që vetëzgjidhet.

“Sot dua t’ju vë para një situate të tillë se po shoh se nuk po e kuptoni… nëse nesër unë mbledh 2 mijë vet në një sallë dhe e quaj Kuvend të PS dhe zgjidhem kryetar, sekretar e të tjera me ‘ar’ prapa, dhe u them se jam kreu i grupit të PS, çfarë do bënit ju? Kuptoje kështu dhe mos u bëni qesharake si ata. Vjen dikush që u thotë se jam zgjedhur kryetar i PS dhe ju e pranoni”, u shpreh Paloka.

Ndërkohë Nikolla deklaroi se këtë çështje do t’ia kalojë zyrës juridike të Kuvendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *