Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për ngjarjen tronditëse në Stamboll.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Nikolla shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe të plagosurve si dhe solidaritetin me shtetin turk në këto momente të vështira.
“Jam e tronditur nga ngjarja e dhimbshme në sheshin Taksim në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosën disa dhjetëra. Ndaj dhimbjen dhe shpreh solidaritetin me familjet e viktimave, qytetarët e Stambollit, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e saj, Mustafa Sentop!”, shkruan Nikolla.