Nikolla reagon për tensionet në Veri: Autoritetet serbe të përmbahen

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar për përplasjet në Veri të Kosovës. Nikolla shprehet se zhvillimet e orëve të fundit janë shqetësuese, duke shtuar se dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme.

“Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. Autoritetet e Kosovës po tregojnë përgjegjësi e maturi. Por këto qëndrime duhet të pasohen nga përmbajtja e autoriteteve serbe, në mënyrë që edhe këto të fundit të shfaqjen përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në pengimin e përshkallëzimit të situatës.”, shkruan Nikolla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *