Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka bërë një urim për Pashkën, me fjalët “paqe për ju”, një mesazh universal, sipas Nikollës, për dashuri dhe pajtim. Nëpërmjet këtij urimi, Kryetarja e Kuvendit përshëndet kështu besimtarët katolikë, por jo vetëm.
Nikolla: Ringjallja e Krishtit është mesazhi i fuqisë së jetës mbi vdekjen, i rrezes së dritës mbi tunelin e errësirës, i bekimit të dashurisë mbi mallkimin e urrejtjes, i paqes mbi luftën, i ngadhënjimit mbi mungesën e shpresës.
Thirrja dymijëvjeçare “Paqe për ju” nuk është vetëm një mesazh fetar dhe as vetëm kristian, por një mesazh universal dhe njerëzor, për paqe, dashuri, pajtim e përdëllim!
Thirrja e Pashkëve për paqe le të përshkojë jetët tona, familjet tona, vendet tona!
Gëzuar Pashkët, gjithë besimtarëve katolikë!”, shkruan në urimin e saj Kryetarja Nikolla.