Një grua, e cila ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi ishte larguar disa ditë më parë nga banesa e saj, është gjetur e pajetë në fshatin Zavalin të Elbasanit.
Nga hetimet e para, rezulton se në trupin e 54-vjeçares me inicialet P.B., nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë hetimet nga grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 54-vjeçares.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja Pulije Bilbili, e datëlindjes 22.09.1967, banuese në fshatin Zavalin.
Ja njoftimi i policisë:
“Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, Elbasan, është gjetur e pajetë, në pyll, pa shenja dhune, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Zavalin.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.
/Priza.al/