Nipi i Adem Jasharit emërohet komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në njoftimin e presidencës bëhet e ditur se presidentja ka pranuar dorëheqjen e komandantit të mëparshëm, Rrahman Rama.

“Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, njofton presidenca.

Bashkim Jashari është i biri i Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *