Një nga teoritë më të njohura të konspiracionit ka nxitur sërish debat pas deklaratave zyrtare të nipit të ish presidentit të vrarë amerikan Robert Kennedy Jr.
Robert Kennedy Jr., kandidati presidencial demokrat, tha se CIA ishte e përfshirë në vrasjen e xhaxhait të tij, ish-presidentit John F. Kennedy, duke argumentuar se provat janë “të shumta”.
“Ka prova dërrmuese se CIA ishte e përfshirë në vrasjen e tij,” tha Kennedy në një intervistë të dielën me John Catsimatidis në stacionin radiofonik të Nju Jorkut WABC 770.”
CIA ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo pretendim se ishte i përfshirë në vrasjen e Kenedi, i cili u qëllua teksa hipte në një kabrio në një paradë në Dallas në vitin 1963.
Vrasja ka shërbyer si bazë për disa nga teoritë më të njohura të konspiracionit në histori. Ndërkohë që Lee Harvey Oswald u identifikua zyrtarisht si autori, teoritë e konspiracionit kanë qarkulluar për vite me radhë rreth atentatit, duke hedhur dyshime nëse ka pasur të shtëna apo komplotistë të tjerë të lidhur me sulmin.
John McCone, drejtori i CIA-s kur u vra Kennedy, dëshmoi në komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve se Osëald nuk ishte një agjent i CIA-s dhe se agjencia nuk komunikoi apo kishte lidhje me të.
Komisioni tha se dëshmia e tij u vërtetua nga dosja e CIA-s për Oswald. Kennedy Jr. sugjeroi në intervistën e tij të së dielës se vrasja e xhaxhait të tij në nëntor 1963 kishte të bënte me refuzimin e tij për të dërguar forcat amerikane në Vietnam.
Gjatë intervistës, Kennedy përmendi gjithashtu teorinë e konspiracionit se CIA mund të ketë qenë e përfshirë në vrasjen e babait të tij, Robert F. Kennedy, një ish-prokuror i përgjithshëm i SHBA-së, i cili u qëllua për vdekje në Los Anxhelos gjatë fushatës për president në vitin 1968.
Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve, i mbledhur për të hetuar vrasjen, tha në një raport të vitit 1979 se duke pasur parasysh provat shkencore, ekzistonte mundësia që të paktën dy persona të armatosur kishin qëlluar drejt presidentit. Ai gjithashtu arriti në përfundimin se ai ka të ngjarë të ishte vrarë si rezultat i një komploti, por nuk mund të identifikonte personin e dytë të armatosur ose shtrirjen e komplotit.
Robert Kennedy Jr tha se provat e përfshirjes së CIA-s në vdekjen e babait të tij janë “shumë bindëse, por janë rrethanore”. Kennedy, një aktivist i shquar kundër vaksinave, njoftoi muajin e kaluar se do të kandidonte kundër Presidentit Biden në 2024.