Nipi i mitur humbi jetën në kopsht, zbardhet deklarata e dajës: Kishte një shenjë në grykë…

Daja i fëmijës 3-vjeçar i cili humbi jetën ditën e sotme në Fier ka dhënë dëshminë e tij për mediat. Ai është shprehur se i mituri kishte një shenjë në grykë dhe se për këtë ngjarje të rëndë kërkon drejtësi. Ai ka zbuluar se e lajmëruan nga kopshti se nipi nuk ndihej por më pas i treguan se ishte i pajetë.

“Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar… më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq. Aty takuam doktorin, që kishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi”, tha daja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *