Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sikundër kishte njoftuar në orët e para të ditës, i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri të vendit, Albin Kurti.
Me një ceremoni shtetërore, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, mori detyrën e re. Detyrën ia dorëzoi kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti.
Qeveria e Albin Kurtit, më 22 mars mori besimin e 67 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kurti, ekzekutivin e ri e ka formuar me partitë e komuniteteve jo-serbe. Qeveria e tij ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, 5 prej të cilave do të udhëhiqen nga gra.
Kabineti Qeveritar:
Kryeministër, Albin Kurti
Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi.
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi
Ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu
Ministër i Bujqësisë, Faton Peci
Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka