Nis ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Mbretit Charles III

Në pallatin Westminster Abbey tashmë ka nisur ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe bashkëshortes së tij.

Mbreti dhe Mbretëresha zunë vendet e tyre përpara altarit të lartë të Abbey, vend i njohur si Teatri i Kurorëzimit që ndodhet në pikën qendrore të pallatit madhështor.

Mbretit do t’i jepet një Bibël dhe më pas do të dëgjohen betimet.

Për vajosjen, ai do të shkojë përpara karriges së kurorëzimit 700-vjeçare. Kjo karrige është bërë nga mjeshtrit italianë të shekullit të 13-të me shumë nga pjesët e mozaikut që besohet se janë shpëtuar nga gjuetarët mesjetarë të pazareve, të cilët morën materiale nga rrënojat e lashta romake.

Kurorëzimi/ Karroca ‘e larë’ në flori niset nga Buckingham Place


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *