Ka nisur dita e pestë e protestës së pedagogëve. Mëngjesin e sotëm pedagogët janë mbledhur tek Korpusi i Politeknikut, duke vijuar me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.
Ndërkohë, kujtojmë se pedagogët kanë njoftuar bojkot të mësimit pa afat, deri në plotësimin e kërkesave, ku kryesorja është ajo për rritjen e pagave dhe shtimi i buxhetit për kërkim shkencor.
Sakaq, nuk përjashtohet as mundësia e përshkallëzimit të protestës. Ndërsa ftesa për t’iu bashkuar protestës u është bërë edhe studentëve.