Simpatizantët e PD ‘ndezin’ Tiranën

Kryedemokrati Basha ka zgjedhur që ditën e sotme t’i grumbullojë demokratët me makina gjatë hapjes së fushatës elektorale. Militantë të PD-së, me flamuj kanë nisur festimet.

Teksa na ndajnë më pak se dy orë nga startimi i fushatës, mbështetës të PD kanë parakaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Me borie e flamuj të PD-së, mbështetësit kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”, ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës.

PD do qëndrojë në Tiranë në çeljen e fushatës, që do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” në orën 17:00, pra me një orë diferencë nga PS.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *