Qindra, mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqipfolëse janë mbledhur sot në Tiranë, për të festuar kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian 2024.
Në lokalet e kryeqytetit ka nisur tashmë festa me valle e muzikë tradicionale, teksa të gjithë janë veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar.
Në orën 8:45 të mbrëmjes së sotme, kuqezinjtë pritet të luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024, me Ishujt Faroe.