Pikturë, skulpturë, vizatim, fotografi, videoperfomanca, instalacione, demostrime live. Festivali i Konteporan Ndërkombëtar i Tiranës i organizuar nga VIZART, mbështetur nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit “Tirana Kryeqytet Europian i Rinisë 2022”, do të sjellë tre ditë të mbushura plot me aktivitete në Tiranë, për të gjithë dashamirësit e artit dhe pas të bukurës.
Këta të fundit do kenë mundësinë të mund të njihen me punimet më të mira të artistëve vendas dhe të huaj.
Kuratori i këtij festivali, Helidon Haliti, njofton se ky aktivitet do të nisë me dy performance mjaft të bukura nga artisti i njohur Henri Nimani.