Nis grumbullimi i protestuesve para Parlamentit, Berisha ende në zyrë

Protestuesit e thirrur nga Sali Berisha kanë nisur të mblidhen para Kuvendit. Qytetarët mbajnë në duar pankarta, flamuj kuqezi dhe parulla kundër kryeministrit Edi Rama. Paralelisht me protestën nis dhe seanca plenare. Ish-kryeministri Berisha nuk ka dalë ende nga selia blu.

Ndërkohë, deputetet e përjashtuar, së bashku me disa të tjerë, janë duke tentuar që të mësyjnë në sallën e parlamentit.

Seanca sot nis me pyetje drejtuar ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila, lidhur me disa problematika te evidentuara nga banorët e zonës për menaxhimin e Qendrës Sociale për të Moshuar “Besa”, në Barbullush, bashkia Vau Dejës.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore”.

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”. Gjithashtu sot pritet të shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian për vitin 2022.

Në rend të ditës është edhe diskutimi për projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *