E rëndësishme është kjo ditë pasi ka nisur Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel për hapjen e negociatave.
Përfaqësuesi i KE-së parashtroi gjatë fjalës së tij detyrimet që ka Shqipëria gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në drejtim të Bashkimit Evropian. Sakaq shtoi se Shqipëria duhet të fuqizojë marrëdhëniet me vendet fqinje dhe mirëpresim faktin që është pajtueshmëri të plotë me politikat e BE.
“Negociatat përfshijnë metodologjinë e zgjerimit që ka fokus më të fortë lidhur me reformat. Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha reformat. Duke pasur parasysh rëndësinë e procesi dhe reformat e nënvizuara do të ketë kohë të mjaftueshme për të parë rëndësinë e zbatimi. Këshilli i bën thirrje Shqipërisë që të çojë më tej progresin e arritur”, tha ai.