Nis konferenca, Scholz: Nesër firmoset, Gjermania njeh patentat e shqiptarëve

Ashtu sic ishte paralajmëruar që në orët e para të mëngjesin, kryeministri Rama dhe kancelari i Scholz kanë dalë në konferencë për mediat pas takimit.

Scholz u shpreh se Gjermania e mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu ai tha se nesër në Tiranë, firmoset marrëveshje që Gjermania të njohë patentat shqiptare.

Ne duhet të angazhohemi çdo ditë për një jetë demokracie të hapur. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Falënderoj Shqipërisë. Shqipëria mbështet vendimet e BE në politikën e jashtmne të BE 100%. Njësoj si ne Shqipëria dënon krimet e Rusisë ndaj popullatës civile. Sëbashku i kërkojmë Putinit të biej dakord për një armëpushim. Marrdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyera. Nesër do të shkruhet në Tiranë një marrëveshje reciproke për njohjen e patentave. Shqipëria ka bërë hapa përpara në demokraci, ka krijuar struktura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dëshiroj t’ju inkurajoj që këto reforma t’i çoni përpara”, tha Scholz.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *