Nis Maratona e Tiranës, rreth 4,000 pjesëmarrës nga 50 vende!

Sot, Tirana mirëpret edicionin e tetë të Maratonës, me rreth 4,000 pjesëmarrës nga 50 vende, një rritje prej 40% në krahasim me vitin e kaluar. Maratona filloi në orën 09:00 nga sheshi Skëndërbej dhe do të përfundojë në orën 16:00, duke bllokuar rrugët kryesore brenda unazës së mesme.

Pjesëmarrësit garojnë në katër kategori: “Marathon” (42 km), “Half Marathon” (21 km), “Tirana 10K” (10 km), dhe “We Too” (5 km). Atletja Luiza Gega do të marrë pjesë në garën kryesore, e cila ofron çmime të ndryshme për secilën kategori.

Një ditë para maratonës, u zhvillua gara “Fun Run Tirana” me 2,000 nxënës nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Maratona është bërë një traditë për kryeqytetin, promovuar aktivitetin fizik dhe solidaritetin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *