Nis mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, mblidhen firmat për Bajram Begajn si kandidat për president

Ka nisur edhe mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ashtu siç ishte lajmëuar edhe ditë më parë, ku do të mblidhen të paktën 20 firma të deputetëve për kandidaturën e Bajram Begajt në krye të shtetit.

Nuk pritet të ketë surpriza sa i takon kësaj kandidature. Presidenti i republikës në këtë raund të katërt zgjidhet edhe me një shumicë të thjeshtë votash.

Afati përfundimtar i përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve për të depozituar kandidatin është sot ora 12:00. Sakaq, seanca e posaçme në Kuvend për raundin e katërt të zgjedhjes së presidentit do të mbahet në orën 18:00. Në këtë raund duhen vetëm 71 vota për të zgjedhur kreun e shtetit, pasu tre të parët dështuan.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *