Nis mbledhja e Grupit të Rithemelimit në selinë blu, pjesë dhe Berisha

Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur mbledhja e Grupit të Rithemelit në selinë blu ku pjesë është edhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *