Nis mbyllja e kalimit te ‘Pushimi i shoferit’, lushnjarët kundër ARRSH-së! Në protestë edhe dy deputetë

Banorët dhe tregtarët  e zonës, tek Pushimi i Shoferit në autostradën “Lushnjë-Fier”, i kanë paraprirë aksionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, që ka nisur mbylljen e daljeve të rrezikshme në rrugë.

Protestës së tyre iu janë bashkuar edhe deputetët të Partisë Demokratike, Luan Baci dhe Saimir Korreshi. Protestuesit nuk kundërshtojnë aksionin, por kërkojnë te ketë një rrugë dytësore për të qarkulluar me mjetet e tyre të transportit por edhe mallrat.
“Do të ngremë pretendimet e kujdeseve, do të kërkojmë interpelancë me ministren Balluku, se nuk ka mundësi që t’u çosh bizneset, t’u dërgosh shtetin në derë. Nëse duan ndonjë gjel deti këta, kjo nuk shkon. Nuk ka lindur sot ky fenomen, është 30-vjeçar. Nuk duhet abuzuar me lejet. Leja është duhet rregullimi. Ata kërkojnë rrugë dytësore,”-tha deputeti Korreshi në fjalën e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *