Nis mbyllja e qendrave të votimeve, përfundon procesi zgjedhor në veri të Kosovës

Është mbyllur procesi i zgjedhjeve në veri të Kosovës. Në garë ishin janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb.

Pjesëmarrja ishte e ulët. Mirëpo ajo që është vënë në dukje është se nuk mungonin vetëm votuesit serbë, por edhe ata shqiptarë. Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 2.4 për qind.

Procesi zgjedhor u bojkotua nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, e cila po ashtu bëri thirrje për bojkot.

Autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë pengim të procesit zgjedhor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *