Nis me debate Komisioni, Salianji: Nuk mund të luajmë kungulleshka! Është e vërtetuar, ka ndërhyrje në TIMS!

Sistemi TIMS ka përplasur opozitën dhe mazhoracën në Komision, pasi socialistët kanë kërkuar sot të vazhdojë mbledhja që u la pezull herën e kaluar. Ndërkohë kryetari i Komisionit, Ervin Salianji u shpreh “Nuk mund të bëjmë hetim parlamentar nëse kolege për arsye politike kërkojnë të bllokojnë punën për kërkesa për informacion”.

Pjesë nga debati:

Toni Gogu: Grupi i ynë në këtë komision vlerëson që në rendin e ditës konsiderohet vazhdimi i mbledhjes së kaluar. Mungon miratimi i procesverbalit. Seanca që nisëm të premte nuk ka përfunduar dhe në këtë kuptim do të donim që të shqyrtohet kërkesa jonë që kemi bërë në atë pjesë të mbledhjes ku kërkuam riformuluam e pikës së dytë të rendit të ditës që ishte paraqitje e kërkesave nga ekspertet dhe jo miratimi i saj. Sepse ligji pavarësisht dëshirave tona thotë qartë që ekspertet paraqesin kërkesat e tyre. Meqë ekspertet atë ditë morën detyrën ne duhet ti linim kohë.

Ervin Salianji: Tani është e vërtetuar ka ndërhyrje në sistemin TIMS, ai sistem përmban të dhëna sensitive, skeda kriminale, të dhëna biometrike, të dhëna policore dhe ndërhyn në privatësinë e qytetarëve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri Ne nuk mund të luajmë kungulleshka ku kolegë të mazhorancës vijnë dhe thonë unë kam ndryshuar qëndrim nga qëndrimi i mëparshëm. Nuk mund të zhbëhet vendimmarrja e mbledhjes së kaluar. Qartësisht është hedhur në votim, kërkesa për informacion që kanë përgatitur ekspertet janë hedhur në votim. Unë mendoj që kemi detyrimin kushtetues që të jemi në krah të të gjithë institucioneve që zbatojnë ligjin dhe jo të bëhemi barrikadë për të mbrojtur persona me precedent penale, të pretenduar. Por ne nuk mund të bëjmë hetime nëse nuk kemi informacione. Nuk mund të bëjmë hetim parlamentar nëse kolege për arsye politike kërkojnë të bllokojnë punën për kërkesa për informacion. Ky komision ka pasur një vendimmarrje që është e dokumentuar dhe nga kamerat dhe votimi ka qenë me vullnet edhe të anëtarëve socialiste. 6 kanë qenë kundër dhe 7 pro kërkesave për informacion të paraqitur nga dy ekspertë të këtij komisioni që i kemi miratuar bashkërisht

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *