Ka nisur sot takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak janë pjesë e këtij takimi. Para takimit, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Borrell uroi që takimi i sotëm të jetë ndryshe, pasi i pari nuk ishte i frytshëm.
Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë që vendet duhet të shohin nga e ardhmja pasi kjo është më e mira për të gjithë qytetarët.