Ka nisur sot në Hagë seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Seanca po zhvillohet online dhe në të marrin pjesë katër të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në fillim të seancës gjykatësi Nicolas Guillou paraqiti agjendën, ndërsa një prokurore e Zyrës së Prokrurit të Specializuar, tregoi të rejat e fundit lidhur me materialin akuzues dhe atë shfajësues. Ajo tha se nga seanca e fundit paragjyqësore, ata kanë nxjerrë edhe dy paketa me materiale.
“Pas konferencës së fundit, Prokuroria ka nxjerrë edhe dy paketa me materiale… Kemi depozituar një kërkesë tjetër për masa mbrojtëse ndaj këtyre materiale”,- tha ajo.
Pritet që të diskutohet ecuria e hetimeve të Prokurorisë dhe mbrojtjes.