Pochettino tashmë është zyrtarisht trajneri më i ri i Chelsea dhe detyra e tij e parë duket se do të jetë të aktivizojë operacionin “fshesa”. Skuadra blu e Londrës është jashtë Europe dhe detyra e teknikut argjentinase është ta rikthejë skuadrën në top katërshe.
Mediat angleze kanë zbuluar disa emra nga largimet që Pochettino do të bëjë nga ekipi, lojtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e tij.
I pari që pritet të largohet është francezi N’Golo Kante. Të njëjtin fat pritet të kenë edhe Mason Mount, Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic. Në këtë listë thuhet se bën pjesë edhe bomberi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, kontrata e të cilit skadon në 2027.