Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po mbahet ditën e sotme, me dyer të mbyllura, seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj (të dy në kërkim) të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames.
Seanca e fundit, më datë 6 mars dështoi për shkak të mungesës së Luftar Reçit.
Me anë të një letre dërguar trupit gjykues Reçi argumentonte se ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe së shoqërimi i tij ishte i rrezikshëm.
Nga ana tjetër, i pandehuri Emiljano Shullazi ka deklaruar se Luftar Reçi duhet të jetë përballë të akuzuarëve dhe te dëshmojë në seancë. “Dua ta shoh në sy kur dëshmon”, mësohet të ketë thënë ai.
Në përfundim, GJKKO vendosi shoqërim të detyrueshëm në gjykatë për Luftar Reçin.
Mësohet se janë thirrur edhe disa dëshmitarë të tjerë në seancën e sotme.