Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga fillimi i programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve.
Krahas videos, Rama shkruan se ky program po mbahet nga Durrësi deri në Tropojë, pra në të gjithë vendin, ku do të trajtohen mbi 4 mijë mësues për metodat e mësimdhënies.
“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.