Nis protesta e opozitës, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama

Protesta e opozitës jashtë ambienteve të Kuvendit ka nisur. Qytetarët kanë bërë thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Kurrsesi nuk mund ta shkelësh këtë popull me këmbë. Krimineli i Surrelit sot ka dalë nga strofulla e miut. I themi atij se nuk mund të pranojmë një qeverisje të tillë”, u shpreh një qytetar për televizionin News24.

Ndërkohë deputetët e përjashtuar të opozitës kanë tentuar të hyjnë Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare edhe pas vendimit për përjashtimin e tyre, por nuk janë lejuar nga punonjësit e Gardës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *