Nis seanca, deputetja e VMRO-së gris propozimin francez

 

“Në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit, po ju shkruaj nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ku bashkë me kolegët deputetë kemi mbi supe përgjegjësinë madhore për të vendosur se a do të vazhdojë apo jo vendi ynë hapërimin drejt rrugës së integrimit.

Të qarta dhe shumë decide ishin sot deklarimet e kryetares së Komisionit Evropiane, Ursula von der Leyen për përkrahjen që na japin të gjitha shtetet e Evropës, për përmbajtjen e propozimit të presidencës franceze që nuk cënon në asnjë mënyrë tiparet e identitetit gjuhësor, kulturor dhe historik të bashkëqytetarëve tanë maqedonas.

Bashkë kemi ndërmarrë vendime të rëndësishme që u dëshmuan të dobishme për të gjithë ne, prandaj këto ditë le të reflektojmë thellë dhe le të vulosim ardhmërinë tonë evropiane. Evropa na pret”, ka shkruar Ahmeti.

Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE, ka grisur propozimin francez nga foltroja e Kuvendit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *