Ditën e sotme po zhvillohet seanca e parë parlamentare për vitin 2022 dhe kjo seancë nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Fjalën e para e mori kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla, e cila bëri një hyrje kushtuar Sassoli-t.
“Sassoli ishte një politikan italian dhe evropian, një president evropian dhe një avokati i i integrimit të Shqipërisë në BE.
Më 3 shkurt 2020 presidenti i PE erdhi në Tiranë dhe shprehur hapur mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e BE. Përveçse ka plotësuar rekomandimet Shqipëria mund të jetë një shembull për të tjerët, prandaj ne kemi nevojë për Shqipërinë, theksoi Presidenti Sassoli. Ne humbëm një mik të madh, për të nderuar presidentin ju ftoj të mbani një minutë heshtje”, tha Nikolla.
Pritet që sot në Kuvend të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Por ky sesion i ri parlamentar pritet të jetë i nxehtë dhe shoqërohet edhe me debate të forta politike mes palëve në Kuvend.
/Priza.al/