Nis seanca parlamentare/Boçi: Rama kërkon të eliminojë opozitën, të dalë nga këtu me pranga në duar

Seanca plenare e të enjtes nisi me debate dhe tensione, pasi nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka akuzuar mazhorancën për ‘eleminimin’ e opozitës pas vendimit për përjashtimin e 5 deputetëve mbështetës të grupit të Sali Berishës.

Fjala e deputetit Boçi:

Nuk gjeta asnjë arsye për aktin skandaloz për përjashtimin e deputeteve të PD për 10 ditë. Ata kanë kërkuar të drejtën e tyre për mocion me debat për skandalin me McGonigal që është paguar për eliminimin e opozitës. Kur opozita kërkon të drejtën, ju vazhdoni skenarin për eliminimin e opozitës. Është e njëjta mënyrë dhe formë. Nëse kryeministri paguan agjentët e FBI korrupton ata dhe po ky parlament është po i korruptuar nga ai.

Në bazë të kërcënimeve për ti hequr fjalën opozitës. Gjeja e parë që duhet të niste sot ishte mocion me debat për eliminimin e opozitës. Rama kërkon të eliminojë sistemin politik, demokracinë dhe kërkon të ndërtojë regjimin e tij duke eliminuar opozitën.

 Kryeministri duhet të dalë këtu me pranga në duar. Dorëheqja është akti më i pastër.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *