Nis seanca plenare/ Felaj drejton parlamentin dhe paraqet rendin e ditës

Seanca e sotme parlamentare do te drejtohet nga nënkryetarja Ermonela Felaj. Rendi i ditës do të jetë si më poshtë:

  1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 2.2.2023 dhe 13.2.2023
  2. Njoftime
  3. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin””, të ndryshuar.
  4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Finlandës, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.
  5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit””
  6. Projektligj “Për miratimin e kontratës shtesё pёr ndryshimin e kontratës sё koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions” S.A. e “SICPA Security Solutions Albania” sh.p.k., për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011
  7. Projektvendim për kërkesën “Për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla”
  8. Projektvendim “Mbi propozimin për punonjësit me kohë jo të plotë pune pranë KQZ, për procesin e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023”
  9. Projektvendim “Për ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD)
  10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *