Ditën e sotme nis muaji i madhërishëm i Ramazanit për besimtarët myslimanë. Gjatë këtij muaji besimtarët myslimanë agjërojnë, pra kryejnë një nga 5 kushtet e Islamit.
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe gjatë kësaj periudhe besimtarit mysliman në nderim të Krijuesit i duhet të agjërojë, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative.
Myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe nuk u lejohet të konsumojnë asgjë derisa dielli të perëndojë. Ramazani konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet.
Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet për tu solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to. Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.