Ministri Blendi Gonxhja ka njoftuar se ditën e sotme ka nisur shpërndaraj e bonusit të fundvitit për pensionistët. Gonxhja deklaron se deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19 566 bonuse, ku 13,712 bonuse 15,000 lekë për pensionet nën 20,000 lekë, invalidët dhe pensionet familjare dhe 5,854 bonuse 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë.
“Të nderuar pensionistë, ju njoftojmë se bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë deri më 30 Qershor 2025!”, deklaron ministri.