Ditën e sotme nis viti i ri akademik dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka uruar studentët dhe stafin akademik.
Manastriliu ka bërë këtë urim së bashku me studentët nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
“Dua t’ju uroj suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët nisin sot këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre. Gjithashtu, dua të uroj stafin akademik dhe prindërit për rrugëtimin që nisin sot fëmijët tanë.”, shprehet Manastirliu.