Starton sot viti i ri shkollor parauniversitar. Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë.
Sipas të dhënave numri i nxënësve që nisin klasën e parë është rreth 4% më i ulët se një vit më parë.
Risi e këtij viti është abetarja e përbashkët për nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë.
Ekspertët e arsimit thanë se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë.
Ditën e djeshme, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi me anë të një videomesazhi ka uruar për fillimin e vitit të ri shkollorë nxënësit dhe mësuesit.
Ministrja duke i dhënë urimin e saj tha gjithashtu se ky viti i ri shkollorë do të sjell nisma dhe projekte të reja për një arsim më të mirë dhe cilësot.