Nis trajnimi i 15 hetuesve të AMP, të rritet aftësia e oficerëve të policisë gjyqësore

Ambasada e SHBA-së në Tiranë lajmëron se 15 hetues të AMP do të trajnohen për tre javë lidhur me hetimet e krimit të ICITAP.

Ambasada thotë që ky program i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon që të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve duke përmbushur standartet kombëtare.

“I mbështetur nga zyrtarë të lartë në Qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *