Nis ulja e çmimit të naftës në bursa, Bordi asnjë ‘lëvizje’, nafta ‘fluturon’

Bordi i qeverisë dje datë 2/6/2022 ka caktuar çmimin më të lartë për shitjen e naftës  që prej 12 marsit, 248 lekë për litër.

Ndërkohë që edhe benzina është shtrenjtuar në 244 lekë, ndërsa gazi shitet 90 lekë/litër.

Këto çmime janë vendosur pasi në javën e fundit të majit, çmimi për një fuçi naftë u rritur me 8%, për të kapur shifrën rekord prej 122 dollarësh. Ndërsa duket se dy ditë me radhë, çmimi ka rënë.

Çmimi në bursë këtë të enjte ka shkuar 113 dollarë për fuçi, por deri më tani ky lajm duket se nuk i ka shkuar Bordit të Karburanteve, që nuk ka njoftuar ende asnjë ndryshim në çmim, edhe pse në njoftimet që çon për mediat, se formulën e çmimit e lidhin me bursat ditore. Mesa duket ky fenomen ndodh kur rritet, pasi kur ulet çmimi, nuk ka asnjë reflektim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *