Nis viti i ri shkollor nën respektimin e masave anti-COVID, mësuesit me certifikata vaksinimi ose test

Nis sot viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar në Shqipëri. Këtë vit të gjithë nxënësit e mësuesit mund të zhvillojnë mësim, por me masa.

Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga sot ka nisur zyrtarisht shkolla. Mësimi ka filluar në orën 08:00 dhe orët do të jenë nga 30 minuta, si një masë e marrë për të reduktuar qëndrimin në një ambient të mbyllur për orë të gjata.

Në ndryshim nga vitet e kaluara, mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

Me videon e një shkolle të rindërtuar pas tërmetit, kryeministri Edi Rama i ka uruar suksese e mbarësi të gjithë nxënësve.

Nëpërmjet një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi një ditë më parë iu drejtua me një urim të gjithë nxënësve, duke theksuar se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë. Kushi u bëri thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-COVID.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *