Në Kamëz tek shkolla profesionale ka mbërritur votuesi i parë për zgjedhjet vendore. Në këtë bashki do të votohet elektronikisht dhe rezultati i votimit pritet të jepet brenda 30 minutave.
Por, votuesi i parë ka hasur vështirësi, pasi nuk ka mundur që të përdorë pajisjen e votimit elektonik. Për të votuar mund ta ndihmojë vetëm një i afërm i tij.