Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Degës së PD-së në qytetin e Dibrës.
Pritet që kutisë së votimit t’i drejtohen 1200 anëtarë të Partisë Demokratike.
Kujtojmë se ky proces vjen pas një organizimi që ka bërë grupi i Rithemelimit në të gjitha seksionet.
Mësohet që kandidatë për kryetar të PD Dibër janë: Ilir Krosi ish-kryetar i Bashkisë Peshkopi dhe Hamza Leshi ish-kryetar i komunës Kastriot.