Nis votimi për të ardhmen politike të Boris Johnson

Deputetët konservatorë kanë nisur votimin për të ardhmen e Boris Johnson

Votëbesimi i Partisë Konservatore ndaj liderit të tyre Boris Johnson pritet të dalë me një rezultat në orën 21:00.

Deputetët konservatorë kanë dy orë kohë për të hedhur votat e tyre në Parlament dhe rezultati do të shpallet një orë pas kësaj.

Ndërkohë sipas një sondazhi 6 në 10 njerëz të pyetur në Britani duan që kryeministri I tyre të largohet. Marzhi i gabimit për sondazhin është plus ose minus 2,16 pikë.Johnson u përball me këtë votëbesim pas ai u përball me shumë akuza pasi gjatë pandemisë së koronës, ai kishte festuar disa herë festa në kundërshtim me rregullat e tij të distancimit shoqëror.

Johnson më herët I shkroi një letër deputetëve duke kërkuar votën me qëllim që sic shkruante ai të vijonin bashkë punën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *