E diela e pare e qershorit, plazhet ne Vlore sjellin me shume pushues. Por janë pushues ditor, ndersa është ende shpejt për të folur mbi pushimet e planifikuara.
Pushuesit besnikë nuk kanë munguar as këtë fundjavë.
“Jam pushues i përhershëm në Vlorë edhe në dimër edhe në verë”.
Por ka dhe prej atyre që vizitojnë Vlorën për herë të parë.
“Unë jam nga Shkodra dhe është e para herë që vij në Vlorë dhe u kënaqa shumë”, ka thënë ai.
Megjithë këtë plazhistët më të shumtë këtë fillim qershori janë vlonjatët ndonëse bregdeti i Vlorës mbetet një nga më të pëlqyerit nga pushues vendas e të huaj.