Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe ministrja Ogerta Manasterliu kanë vizituar këtë të premte në një nga shkollat në zonë e “Vasil Shantos”për të njoftuar nismën më të re të qeverisë.
Veliaj njoftoi se në të gjithë shkollat e Tiranës do të hapen kabinete të reja dentare, nismë kjo e cila do të ofrohet falas për të gjithë fëmijët të cilës i përkasin grupmoshës 6-14 vjeç.
“Jemi këtu të ndihmojmë familjen. Fëmijët do të bëjnë falas kontrollin e syve dhe të dhmbëve. Është një lehtësi e madhe për të gjithë familjen, ndaj dhe ne po përpiqemi t’ja heqim barën. Fëmijët ta marrin seriozisht këtë nisëm dhe mos ta marrin me frikë”, tha Veliaj.