Vetëm pak minuta më parë është nisur drejt Spitali të Traumës në Tiranë pasagjerja në mjetin tip Toyota, që mbeti e plagosur rëndë në aksidentin me 4 të plagosur dje në Korçë.
17 vjeçarja me iniciale L,E ndodhet në gjendje të rëndë.
Sakaq, aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht në kryqëzimin e fshatit Plasë rreth orës 19:45.
Bëhet me dije se nxjerrja e të plagosurve nga mjetet ka qenë e vështirë, për pasojë është dashur ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikësve.