Një shtetash ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga sherri i cili ka pëfunduar në përdorimin e thikës dyshohet se gjithçka nisi si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.
Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 por ende nuk janë zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes dy personave. Deri më tani ende nuk është arrestuar autori ndërkohë që policia thotë se po e heton rastin.
Njoftimi i Policisë:
VRASJE E RËNDË/Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.